Ferizaj do të përballet me Dukagjinin të dielën në kuadër të xhiros së 27-të në Albi Mall Superligë.
Atmosfera në klubin bardhekaltër duket shumë e mirë dhe drejtuesit e klubit kanë ngrënë iftar së bashku me shtabin teknik dhe gjithë futbollistët.
Ferizaj është një nga skuadrat më në formë në pranverë dhe ata synojnë triumfin edhe në Klinë.
“Një iftar i përbashkët i kryesisë, lojtarëve dhe stafit të trajnerëve të FC Ferizaj. Në prag të ndeshjes së nesërme kundër KF Dukagjinit shfrytëzuam rastin që të darkojmë bashkë për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, në një ambient me cilësi të lartë të ushqimit në Taverna Puzhi. FC Ferizaj, kjo familje e madhe”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër.