Superkupa luhet nga kampioni dhe fituesi i Kupës së një edicioni. Rrjedhimisht Supekupa e së shtunës i takon edicionit 2021/2022, kur Ballkani fitoi titullin e Llapi e fitoi kupën.
Por jo edhe sipas FFK-së. FFK-ja në skenën ku u shpërblye Ballkani e ka shkruar: Super Kupa e Kosovës 2022-2023.
Do të luhen edhe shumë ndeshje para se të caktohet kampioni dhe fituesi i Kupës për këtë edicion. Vetëm më pas mund të luhet ndeshja për Superkupë për edicionin 2022/2023.