• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova

March 30, 2023

Kapiteni i Andorrës, Vales: Mentaliteti i fortë i yni ndali yjet e Kosovës

March 29, 2023

Presidenti i Ferizajt, Abazi: Nuk kemi vendosur që ta bojkotojmë kampionatin

March 29, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova
  • Kapiteni i Andorrës, Vales: Mentaliteti i fortë i yni ndali yjet e Kosovës
  • Presidenti i Ferizajt, Abazi: Nuk kemi vendosur që ta bojkotojmë kampionatin
  • E dhimbshme, Vdes futbollisti 15-vjeçar i 2 Korrikut
  • Ministri Çeku flet për rastin e Agim Ademit dhe procesin e licencimit të FFK-së
  • Përfundon takimi i klubeve në MKRS, thuhet se FFK nuk ka gjasa të licencohet
  • “Ligështohen” klubet, tani kërkojnë nga Ministria vërtetime tatimore veç për vete, pa licencë për FFK-në
  • Alushi: Barazimi me Andorrën është dëshpërim i madh
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Superliga»FFK-ja e Ademit e shkel zotimin e madh për katapulta GPS, i lë në lloç klubet elitare
Superliga

FFK-ja e Ademit e shkel zotimin e madh për katapulta GPS, i lë në lloç klubet elitare

By FFKMarch 1, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është tërhequr papritmas nga marrëveshja me kompaninë jugkoreane Fitogether për katapulta GPS, në atë që përbën shkelje të rëndë të zotimit të kryetarit të saj Agim Ademi për t’i ndihmuar klubet e Superligës përmes projketit të tekonologjisë, mëson ekskluzivisht Gazeta Nacionale.

Klubet elitare në vend kanë filluar të pranojnë letra elektronike nga kompania me bazë në Seul të Koresë Jugore Fitogether, e cila iu ka kërkuar atyre të paguajnë nëse duan t’i përdorin pajisjet e saj për matjen dhe vëzhgimin e performancave të futbollistëve të tyre.

Shefi i FFK-së Ademi kishte bërë fushatë të madhe kur ua kishte ndarë të gjitha klubeve të Superligës katapultat në nëntor të vitit 2021, duke e prezantuar atë si “projekt të FFK-së me produktet e kompanisë së licencuar nga FIFA, Fitogether”, që do të zgjaste me vite të tëra.

Por pas rreth një viti, shtëpia e futbollit është tërhequr nga marrëveshja me firmën jugkoreane madje pa i njoftuar fare klubet, pavarësisht se u kishte premtuar atyre se do të mundë t’i përdornin ato për dy vite të paktën në fazën e parë të projektit.

Një klub i Superligës, i cili ia ka dorëzuar Nacionales emialin e pranuar nga Fitogether, ka thënë se ishte tronditur kur e kishte parë se duhej të paguante shumë shpejt për diçka që Ademi ia kishte premtuar si ndihmë.

FFK-ja kishte qenë e pasigurt se a ta vazhdonte marrëveshjen apo jo, para se të vendoste të tërhiqej përfundimisht.

Në emailin e pranuar si ofertë nga menaxheri i Fitogether më 9 janar, ky klub që nuk ka dashur t’i bëhet emri publik shkaku i presionit, shkruhet: “Kam pritur për të biseduar për ripërtëritjen e kontratës me klubin, duke qenë se Federata e Futbollit e Kosovës donte që ne të prisnim, sepse nuk po mund të vendoste nëse donte ta vazhdonte marrëveshjen me ne. Por së fundmi, më informuan se nuk duan ta vazhdonin kontratën”.

Më pas, menaxheri ia jep dy mundësi klubit në fjalë për ta vazhduar marrëveshjen për përdorimin e katapultave.

Oferta e parë 19 mijë dollarë për një marrëveshje dyvjeçare, deri më 2024, apo oferta e dytë pagesë 7 mijë dollarë për një vit e gjysmë.

Klubi nuk e ka pranuar ofertën për shkak të telasheve financiare.

Katapulta GPS është pajisje e teknologjisë së fundit, e cila vishet nga lojtari dhe ndihmon në nxjerrjen e një pasqyreje të performancës fizike të lojtarit dhe statistikave tjera të nevojshme.

Një klub tjetër, i cili po ashtu ka kërkuar që Nacionale t’ia mbajë të fshehtë emrin, ka thënë se e ka vazhduar marrëveshjen me Fitogether, dhe se ndihet tejet i zhgënjyer me vendimin e FFK-së për të mos e mbajtur premtimin.

Por shumica e klubeve të Superligës ndihen shumë të dëshpëruara nga Ademi – i cili është në rigjykim për vepër penale – dhe aspak të gatshme për ta vazhduar një marrëveshje për të cilën mendonin se e kishin ndihmën e udhëheqësit të futbollit vendor.

FFK-ja nuk pranon t’i përgjigjet Nacionales në çfarëdo pyetjeje për çfarëdo çështje.

Fushata dhe zotimi i madh i Ademit për katapultat

Ademi kishte bërë fushatë shumë të madhe në rrjetet sociale, në media dhe në uebsajtin zyrtar të Federatës për këtë projekt, madje duke i dorëzuar katapultat tek secili nga 10 klubet se Superligës veç e veç.

Projektin e katapultave GPS Ademi e kishte prezantuar si projekt me tri faza, por ende pa përfunduar mirë faza e parë, ai u tërhoq pa dhënë asnjë shpjegim për klubet apo publikun.

Gjatë dorëzimit të katapultave të para në klubet si Feronikeli, Drenica dhe Dukagjini, Ademi ishte zotuar se pas një viti do ta vazhdonte projektin e digjitalizimit, duke sjellë GPS edhe për take futbolli dhe për topa futbolli.

Po ashtu, gjatë një interviste për media në dhjetor dhe në fjalimin e tij në fund të vitit për projektet dhe të arriturat, 61-vjeçari e kishte përsëritur zotimin për vazhdimin e projektit me pajisje të reja më të rëndësishme.

“Ne i kemi bërë katapultat, kemi shkuar nëpër klube. Secili futbollist e ka mundësin ta shoh se sa e ka kapacitetin, secili trajner ta shoh se sa është i angazhuar secili futbollist. Pas tyre do të vijnë katapultat në këpucë të lojës përmes të cilës futbollistët do ta shohim precizitetin apo prekjen e topit, pas kësaj është faza e fundit sigurisht që do të jetë topat që do të ndodhen në stërvitje për ta parë precizitetin dhe shpejtësinë e shutit të secilit futbollist”, kishte thënë Ademi në një intervistë për KosovaPressin në fund të vitit 2021./nacionale





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Presidenti i Ferizajt, Abazi: Nuk kemi vendosur që ta bojkotojmë kampionatin

March 29, 2023

Munishi flet për herë të parë pas shkarkimit nga Prishtina

March 27, 2023

Ofendoi gjyqtarin, FFK me dorë të hekurt ndaj Armend Dallkut

March 23, 2023

FFK-ja dënon Llapin dhe Ballkanin

March 23, 2023
AKTUALE

Presidenti i Ferizajt, Abazi: Nuk kemi vendosur që ta bojkotojmë kampionatin

March 29, 2023

E dhimbshme, Vdes futbollisti 15-vjeçar i 2 Korrikut

March 29, 2023

Ministri Çeku flet për rastin e Agim Ademit dhe procesin e licencimit të FFK-së

March 29, 2023

Përfundon takimi i klubeve në MKRS, thuhet se FFK nuk ka gjasa të licencohet

March 29, 2023
TË TJERA

Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova

March 30, 2023

Kapiteni i Andorrës, Vales: Mentaliteti i fortë i yni ndali yjet e Kosovës

March 29, 2023

Alushi: Barazimi me Andorrën është dëshpërim i madh

March 29, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.