• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Befasi: Skuadra kosovare transferon pesë futsallist të Shkupit

February 5, 2023

Tifozi i Interit: Milani nuk do të shënonte edhe nëse do të luante tërë natën

February 5, 2023

Llapi do ta thotë fjalën e fundit në elitën e futbollit kosovar, thotë Batatina

February 5, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Befasi: Skuadra kosovare transferon pesë futsallist të Shkupit
  • Tifozi i Interit: Milani nuk do të shënonte edhe nëse do të luante tërë natën
  • Llapi do ta thotë fjalën e fundit në elitën e futbollit kosovar, thotë Batatina
  • Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat në derbin midis Interit dhe Milanit
  • Giresse i dashuruar me Kosovën: I vesh mbesat me veshje kombëtare dhe dëgjon këngën e Adem Jasharit
  • Muriqi për portierin serb: Ai na dha tri pikë
  • Mposhti Realin, Muriqi nuk përmbahet: Kjo është shtëpia jonë, ne vetë i bëjmë rregullat këtu
  • Inter – Milan, publikohen formacionet për derbin e javës në Serie A
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Legjionarët»Flet menaxheri i Ermal Krasniqit | Telaku: Cluj filloi kontaktet pas ndeshjes në Prishtinë – kishim shumë oferta nga Evropa
Legjionarët

Flet menaxheri i Ermal Krasniqit | Telaku: Cluj filloi kontaktet pas ndeshjes në Prishtinë – kishim shumë oferta nga Evropa

By R.JJanuary 10, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi sot ka kompletuar transferimin e tij në Rumani tek skuadra e madh, Cluj.

24 vjeçari ka kompletuar transferimin e tij nga Ballkani në ekipin e Clujit në ditën e sotme, ku edhe është zyrtarizuar në ambientet e klubit të madh rumun, shkruan GazetaBlic Sport.

Krasniqi ishte një nga lojtarët më të mirë në futbollin kosovar në vitet e fundit dhe ra në “radarët” e klubit të njohur, i cili nuk hezitoi të transferonte lojtarin perspektiv – i cili shkëlqeu si në garat evropiane ashtu edhe në Superligën e Kosovës me ekipin e Arsim Kabashit.

Menaxheri i Ermal Krasniqit, Kastriot Telaku ka zbuluar më shumë detaje rreth transferimit të 24 vjeçarit tek ekipi rumun.

“Padyshim që ndihem mirë pasi që jam njeri më i afërt prej që ka filluar. Transferimi në Evropë nuk ishte i veshtirë, pasi në dy sezonet e fundit Ermali ka treguar shumë në futbollin kosovar”, tha fillimisht Kastriot Telaku për ‘GazetaBlic Sport’.

Telaku zbulon se kontaktet e para të ekipit të Clujit për transferimin e Ermal Krasniqit filluan në muajin shtator, kur Ballkani u përball me rumunët në grupet e Conference League. Sipas Telakut, ishte legjenda Dan Petrescu, aktualisht trajner i ekipit, ai i cili insistoi më së shumti për t’u arritur marrëveshja për Krasniqin.

“Për transferimin në Rumani ishte pak e vështirë – pasi që kishim kërkesa për të, por ishte klubi i Clujit i cili ishte shumë i interesuar për Krasniqin dhe na bindi si neve ashtu edhe Ballkanin. Kontaktet e para kanë filluar qysh në ndeshjen e parë në Prishtinë. Klubi nga Rumania e kishte analizuar mirë Krasniqin, gjithashtu e kanë ndjekur në të gjitha ndeshjet e Ballkanit në Evropë. Për transferimin e tij ishte trajneri (Petrescu) ai i cili ka insistuar më së shumti, por duhet të them që në Cluj e donin të gjithë”, zbuloi Telaku.

Në fund, ai zbuloi se për futbollistin kishin shumë oferta nga vende të ndryshme Evropiane, por Cluj ishte destinacioni i duhur, teksa nuk harroi ta falënderonte edhe Bylbyl Sokolin, trajnerin kosovar, i cili i besoi lojtarit tek Ferizaji para disa sezonesh.

“Ka pasur edhe oferta të tjera, kemi qenë në bisedime me disa klube nga Franca, Hungaria, Turqia dhe Çekia. Gjithashtu ne si agjension për menaxhimin e lojtarëve “KTmanagment”, duhet të falënderojmë klubin e FC Ballkanit për korrektësinë e treguar ndaj lojtarit dhe ndaj nesh, gjithashtu në hapat e parë të karrierës së Krasniqit ishte edhe profesor Bylbyl Sokoli, ku ai si 19 vjeçar i besoi dhe e ndihmoi shumë në rritjen e tij”, përfundoi pronari i KT Managment, Kastriot Telaku.

Kujtojmë se nën menaxhimin e “KTmanagmets” janë edhe disa futbollistë të njohur kosovar si Albion Rrahmani, Altin Aliu, Drilon Hazrollaj, Krenar Dulaj, Arian Telaku.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Muriqi për portierin serb: Ai na dha tri pikë

February 5, 2023

Mposhti Realin, Muriqi nuk përmbahet: Kjo është shtëpia jonë, ne vetë i bëjmë rregullat këtu

February 5, 2023

Muriqi shpallet futbollisti më i mirë i ndeshjes Mallorca 1:0 Real Madrid

February 5, 2023

I pafat Muja, pëson lëndim në ndeshjen kundër Club Brugges

February 5, 2023
AKTUALE

Llapi do ta thotë fjalën e fundit në elitën e futbollit kosovar, thotë Batatina

February 5, 2023

Pas eliminimit nga Kupa, skuadra kosovare ankohet në referim

February 5, 2023

Ferizaj fiton një tjetër miqësore, mposht skuadrën maqedonase

February 5, 2023

Prishtina lëshon njoftim zyrtar, tregon kur zhvillohet dueli me Dukagjinin

February 5, 2023
TË TJERA

Befasi: Skuadra kosovare transferon pesë futsallist të Shkupit

February 5, 2023

Tifozi i Interit: Milani nuk do të shënonte edhe nëse do të luante tërë natën

February 5, 2023

Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat në derbin midis Interit dhe Milanit

February 5, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.