Florent Hasani ishte më meritori për fitoren e Tiranës në udhëtim kundër Egnatias me rezultat 2-1, pasi shënoi golin që vulosi fitoren. Ai këtë fitore ia dedikoi bashkëpatriotit të tij, Visar Bekajt.
Portieri kosovar, Visar Bekaj, sot humbi kujtesën për disa çaste në fushë në sfidën mes Egnatias dhe Tiranës, përcjell Futbollikosovar.net.
Florent Hasani, bashkëlojtari i Bekajt, foli në lidhje me ndeshjen e fituar, duke thënë se pikërisht këtij të parit ia dedikon fitoren.
“Ishte një ndeshje mjaft e vështirë por ne si ekip e dinim rëndësinë e ndeshjes dhe e vlerësuam në maksimum, kjo fitore shkon për Visar Bekajn”, tha Hasani për Oversport.