Kombëtarja e Kosovës e fillon sonte fazën kualifikuese për ‘Euro 2024‘.
“Dardanët” do të përballen me kombëtaren e Izraelit, me ndeshjen që luhet në ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Kosova ka zbarkuar ditën e djeshme në Izrael dhe gjithashtu ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes që luhet sonte në “Bloomfield Stadium”.
Ky do të jetë takimi i parë mes Izraelit dhe Kosovës, të cilët të dy do të kërkojnë ta nisin rivalitetin e tyre me një fitore.
Izraeli është i pamposhtur në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në shtëpi, duke siguruar pesë fitore dhe tre barazime që nga marsi 2021.