Njëri nga sulmuesit më të mirë të Superligës ka vendosur që t’i “var” këpucët.
Xhevdet Shabani, tha në emisionin Sports Show në Klan Kosova se ky vendim ka qenë goxha i vështirë për të.
“Të them të drejtën ishte e vështirë sepse kur luan futboll 15 apo 16 vjet është e vështirë të tërhiqesh por çdo fillim e ka edhe një mbarim. Erdhi edhe koha që të pensionohem”, tha Shabani.
Sulmuesi ka zgjedhur formacionin më të mirë të lojtarëve me të cilët ka luajtur.
Formacioni më i mirë me të cilët ka luajtur Xhevdet Shabani në karrierë:
XI: Faton Maloku, Ard Limani, Fidan Gërbeshi, Lumbardh Dellova, Liridon Leci, Albert Dabiqaj, Bujar Shabani, Xhevdet Shabani, Endrit Krasniqi, Perparim Livoreka, Kastriot Rexha
Trajneri më i mirë: Bekim Isufi