Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Dukagjinit në fundjavën që lamë pas.
Por përveç dy pikëve të humbura, kampioni në fuqi i Kosovës ka humbur edhe portierin Stivi Frashëri i cili u lëndua.
Frashëri u lëndua nga Otto John dhe vendin e tij e zuri portieri Luljanovic.
Gazeta Olle merr vesh se Ballkani do të jetë pa Frashërin rreth 20 ditë me portierin që pritet të humbas së paku tre duele.
Suharekasit këtë javë do të luajnë me Prishtinën dhe javën në vijim në derbi ndaj Dritës që pritet të mungoj edhe në këtë sfidë Frashëri.
Portieri shqiptar mbetet në dyshim nëse do të rikthehet deri më 15 mars kur zhvillohet çrekfinalja ndaj Prishtinës.
Gjithsesi me Frashërin jashtë fushave është një kokëçarje për trajnerin Ilir Daja pasi portieri korçar është një nga pikat më të forta të Ballkanit këtë sezon.