Mëngjesi ka zbardhur me një lajm të rëndë për Mitrovicën dhe sportin kosovar.
Sot është ndarë nga jeta njëri nga futbollistët më të mirë që ka pasur Mitrovica dhe gjithë Kosova, Sadik Rrahmani, shkruan Jepi zë
Sadik Rrahmani ishte ndër futbollistët që luajtën për KF Trepçën në kohën e ish Jugosllavisë, ndërsa mjeshtëria e tij edhe në futsall ishte e dallushme.
I ndjeri njiheh si “shkatërrues” i anës së majt, pozitë në të cilën luante, ndërsa ai mbahet mend edhe si futbollist model për shkak të cilësive të tij, shkruan Jepi zë.
Familjarët kanë konfirmuar për “Jepi zë”, se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot me datë 19.03.2023, me namazin e Ikindisë në varrezat e Shupkovcit (varrezat e vjetra).