Disa nga futbollistët e Gjilanit përfshirë këtu, Arbër Prekazin, Yll Hoxhën, Mevlan Zekën, Baton Zabërgjën, Albert Dabiqajn, Përparim Islamin, Granit Jasharin kanë mbetur nën mëshirën e fatit.
Kanal10 mëson se futbollistët në fjalë tash e sa ditë janë duke u endur zyreve të FFK-së, mirëpo aty askush nuk është duke i bërë zgjidhje.
FFK ka zgjedhur të heshtë edhe në këtë rast, derisa futbollistëve iu është shtyer edhe njëherë afati për shlyerjen e borxheve.
Derisa futbollistëve me pasaportën e Kosovës, FFK-ja nuk është duke i ndihmuar disa prej futbollistëve shqiptarë që ishin pjesë e Gjilanit, FIFA i’a ka shkëputur kontratatë.