Futbollisti i Lirisë, Prins Tijuneza ka lënë gjurmë për shtetin e tij Nambia ndaj Kamerunit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin e Afrikës.
Nambia mori një barazim në udhëtim ndaj Kamerunit 1:1. Nambia ishte skuadra e parë që e mori epërsinë me realizator Peter Shalulile në minutën e 26′, pas një asistimi nga mesfushori i Lirisë Prins Tijuneza.
Ndërkaq ekipi kombëtar i Kamerunit barazoi shifrat në pjesën e dytë me N’Koulou.
Nambia zë vendin e dytë me 2 pikë në dy ndeshje, derisa Kameruni është në pozitën e parë të Grupit C me katër pikë.