• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Shtyhet ndeshja e Kupës mes Prishtinës dhe Dukagjinit

February 5, 2023

‘U bë pishman në janar’, tani ylli italian mund t’i bashkohet Rashicës te Galatasaray

February 5, 2023

Shkëlqeu me gol e asistime, kjo ishte nota e Edon Zhegrovës dje

February 5, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Shtyhet ndeshja e Kupës mes Prishtinës dhe Dukagjinit
  • ‘U bë pishman në janar’, tani ylli italian mund t’i bashkohet Rashicës te Galatasaray
  • Shkëlqeu me gol e asistime, kjo ishte nota e Edon Zhegrovës dje
  • Sot katër ndeshje të Kupës së Kosovës, vëmendja në Prishtinë
  • Super Zhegrova, pas golit – asiston në përmbysje
  • Berisha flet për mundësinë te Gjermania
  • GOOOAL: Zhbllokohet Edon Zhegrova
  • Kryetari i Feronikelit 74 thotë se transferimet i ka të ligjshme
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Shqipëria»Futbollisti i Shqipërisë: Ka lojtarë që e dëmtojnë Kombëtaren për interesat personale
Shqipëria

Futbollisti i Shqipërisë: Ka lojtarë që e dëmtojnë Kombëtaren për interesat personale

By FFKJanuary 16, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Për mesfushorin e Kombëtares, Klaus Gjasulën emërimi i Sylvinhos si trajner është një mundësi që “kuqezinjtë” të ecin përpara.

Duke folur për emisionin “Analizë Kuqezi” në SuperSport mesfushori që luan në Bundesliga 2 me Darmstadt shtoi se shpreson të jetë në gjendje të kalojë dëmtimi dhe të luajë në ndeshjen e Shqipërisë me Poloninë.

Sipas Gjasulës futbolli ecën shumë shpejt dhe sipas tij referuar kësaj shumë lojtarë nuk mendojnë për Kombëtaren përpara vetes së tyre dh enë një situatë të tillë dëmtojnë ekipin.

“Nuk e them dot që lojtarët e rinj nuk kuptohen me të vjetrit, por mund të them se futbolli ecën shumë shpejt dhe secili do të arrijë gjithçka shumë shpejt dhe ka raste që rrezikon ekipin dhe në raste të tilla është e vështirë të kesh sukses dhe këtë duhet të kuptojmë ne të gjithë në Kombëtare që ne jemi aty si ekip dhe nuk ka rëndësi kush luan i ri apo i vjetër.”-tha Klaus Gjasula

Intervista e plotë:

Kur mund të rikthehesh nga dëmtimi? “Isha gati dhe u riktheva në stërvitje me ekipin, por u dëmtova prap, besoj se 1 ose 2 muaj do shkoj periudha e riaftësimit, por nuk dihet. “

Do rikthehesh për ndeshjen e Kombëtares me Poloninë? “Po, po mundohem të kthehem sa më shpejt që mos të humbas atë ndeshje me Kombëtaren.”

Largimi i Reja-s dhe emërimi i trajnerit të ri, Sylvinhos, një mendim për të? “Besoj se Sylvinho do i japë një frymëmarrje të re dhe të mirë Kombëtares dhe uroj e shpresoj që ta nisë sa më mirë dhe me këmbë të mbarë.”

Si e le dhe si shpreson ta gjesh Kombëtaren? “Kemi pasur shumë momente të mira, por normalisht edhe të këqija. Ky është një shans i ri, por se si do përfundojë nuk e di, por kur ndërrohet trajneri është një shans i ri për të gjithë lojtarët. Mund të ndizet një zjarr i ri, me trajnerin e ri, nuk e di, por do e shohim.

Reja tha se e kishte kuptuar që i kishte ardhur fundi: “Kur e thotë trajneri vetë duhet ta dijë ai vetë, unë kam pasur shumë respekt për të, ishte një trajner shumë i mirë, ndonëse nga rezultatet njerëzit mund të mendojnë ndryshe, por për mua ishte një trajner shumë i mirë. Kur nuk ka rezultate pozitive, normale që do ndërrohet trajneri dhe ky që ka ardhur tani ka shumë eksperiencë, shpresoj që të eci mirë.

Një lojtar tjetër që mund të marrë çelësat e përfaqësueses sonë në mesfushë kur të vijë momenti që ti do largohesh? “Mendoj se kemi shumë lojtarë të mirë, të rinj dhe me eksperiencë. Nuk mendoj se kemi një lojtar që mund t’i bëjë të gjitha vetë, por kemi shumë lojtarë që së bashku mund të mbajnë përgjegjësi në shpatulla.

Ti dhe Abrashi lojtarë për t’u marrë shembull: “Unë besoj se mentalitet që kemi marrë në Gjermani dhe Zvicër na ka ndihmuar shumë. A do mungojmë ne një ditë kur të jemi larguar se di, por për aq kohë sa do luajmë, unë dhe Abrashi do japim maksimumin.”

Ndarja lojtarë të rinj dhe të vjetër: “Nuk e them dot që lojtarët e rinj nuk kuptohen me të vjetrit, por mund të them se futbolli ecën shumë shpejt dhe secili do të arrijë gjithçka shumë shpejt dhe ka raste që rrezikon ekipin dhe në raste të tilla është e vështirë të kesh sukses dhe këtë duhet të kuptojmë ne të gjithë në Kombëtare që ne jemi aty si ekip dhe nuk ka rëndësi kush luan i ri apo i vjetër.”

E ardhmja me Darmstadt: “Unë zgjata kontratën edhe për një vit, deri në verën e 2024-ës dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua duke qenë që kam qenë edhe i dëmtuar. Plus jemi në vend të parë në Bundesliga 2 dhe po kërkojmë të ngjitemi lart për më shumë.”

E sheh skuadrën tënde si potenciale për t’u ngjitur në Bundesliga? “Po sigurisht, e di që Hamburg ka emra të mëdhenj, por ne jemi një ekip shumë i mirë dhe të gjithë luftojmë dhe besojmë për një gjë dhe besoj se do ia dalim të ngjitemi lart.”

Në Europian me Kombëtaren: “Do ishte ëndrra ime, një situatë më të bukur për ta mbyllur karrierën si futbollist nuk ka.”





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

U transferua tek Partizani, flet Mba

February 1, 2023

Zyrtare: Mba prezantohet tek skuadra e re

January 29, 2023

Gjiganti shqiptar kontakton Ballkanin për Arbër Potokun

January 28, 2023

Egnatia bën goditjen e madhe, akord me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

January 28, 2023
AKTUALE

Shtyhet ndeshja e Kupës mes Prishtinës dhe Dukagjinit

February 5, 2023

Sot katër ndeshje të Kupës së Kosovës, vëmendja në Prishtinë

February 5, 2023

Kryetari i Feronikelit 74 thotë se transferimet i ka të ligjshme

February 4, 2023

Pas eliminimit nga Kupa, Fetahaj tregon synimin e madh të Lirisë

February 4, 2023
TË TJERA

Shkëlqeu me gol e asistime, kjo ishte nota e Edon Zhegrovës dje

February 5, 2023

Super Zhegrova, pas golit – asiston në përmbysje

February 4, 2023

Berisha flet për mundësinë te Gjermania

February 4, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.