Janë mbyllur ndeshjet javës së tetë në Superligën e Kosovës në futsal, ku nuk kanë munguar përballjet e bukura dhe golat.
Përveç ndeshjeve edhe gara për top-shënues të Superligës së Kosovës në futsal po vazhdon të jetë e fortë, ku këtë javë ndryshimet nuk mungojnë.
Rinor Hoti i FC Malishevës ka rritur diferencën më të tjerët, ku tani ka 17 gola dhe është në krye.
Në pozitën e dytë ngjitet Jetmir Gashi i FC Vjosës me 12 gola.
Narcis Alibeu i FC Vjosës me 10 gola të shënuar mbanë pozitën e tretë.
Me nga nëntë gola janë Ramadan Alaj (FC Prishtina 01) dhe Arben Mustafa (FC Trepça).