• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Muriqi ua dhuron fanellën dhe shorcet tifozëve, mbetet veç në brekë (VIDEO)

April 1, 2023

Trajneri i Mallorcas, Aguirre: Muriqi kërkoi falje për gjestin që bëri pas zëvendësimit

April 1, 2023

Festuan më 27 janar për statutin me plot shkelje, tani FFK nuk licencohet – klubet në kolaps total dhe miliona euro të humbura

April 1, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Muriqi ua dhuron fanellën dhe shorcet tifozëve, mbetet veç në brekë (VIDEO)
  • Trajneri i Mallorcas, Aguirre: Muriqi kërkoi falje për gjestin që bëri pas zëvendësimit
  • Festuan më 27 janar për statutin me plot shkelje, tani FFK nuk licencohet – klubet në kolaps total dhe miliona euro të humbura
  • Vedat Muriqit nuk i pëlqeu zëvendësimi, doli i nervozuar nga fusha dhe goditi pankinën
  • Benjamini dardan në Japoni: Aventura në Japoni niveli i lartë i futbollit në Azi dhe dëshpërimi që askush nuk e kontakton që një vit nga Kosova
  • Superliga e Kosovës vjen sot me tre ndeshje interesante, vëmendja në Suharekë
  • Tek Kosova 0 minuta, në Belgjikë Muja luan 90 minuta
  • Befasi: Nga 0:3, Ulpiana mund të humbas në tavolin 3:0
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Kosova»Giresse: Synojmë kualifikimin në Evropian, historia e vendit i motivon lojtarët që t’i mbrojnë ngjyrat e kombëtares
Kosova

Giresse: Synojmë kualifikimin në Evropian, historia e vendit i motivon lojtarët që t’i mbrojnë ngjyrat e kombëtares

By R.JFebruary 4, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Alain Giresse ka dhënë një intervistë së fundi, ku ka shpalosur ambiciet e Kombëtares së Kosovës në prag të fillimit të fushatës kualifikuese për Evropianin 2024. Ai deklaroi se është ndarë i kënaqur me shortin dhe sheh mundësi për ta arritur kualifikimin.

Kosovën e pret një vit i ngjeshur me ndeshje të shumta. Më 25 mars zyrtarisht fillon fushata kualifikuese për Evropianin 2024. Shorti ka dashur që Kosova të jetë në Grupin I me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë, Izraelin dhe Andorrën. Për Giresse nuk ka vend për pakënaqësi, pasi shorti ka mundur të ishte akoma më i ndërlikuar.

“Në rrethana të përgjithshme, shorti ka mundur të ishte akoma më i ndërlikuar nëse do t’i kishim pasur dy kombëtare të mëdha. Kemi pasur mundësinë t’i kishim Francën dhe Gjermaninë në të njëjtin grup. Ja pse ekziston një mundësi për t’u kualifikuar. Praktikisht, njëmend ekziston”, tha ai për “France Bleu”.

Tutje, përzgjedhësi francez shpalosi mendimin e tij se ekziston mundësia që “dardanët” ta arrijnë kualifikimin, duke pasur parasysh të gjitha kombëtaret që janë në grupin gjegjës.

“Zvicra është më lart dhe pastaj do na duhet të luftojmë. Nuk po them që është e lehtë. Vetëm po them se ky grup e bën të mundur kualifikimin. Me këtë qasje dhe besim do ta nisim fushatën kualifikuese, duke pasur si ambicie për të realizuar diçka me kombëtaren tonë”, vazhdoi ai.

Ai vlerëson se historia nëpër të cilën ka kaluar vendi bën që të shërbejë si një motiv shtesë për lojtarët, të cilët duan t’i mbrojnë ngjyrat e fanellës së Kosovës.

“Kemi mbyllur mirë kualifikimet e fundit në Ligën e Kombeve. Tani do të ngitemi në këtë betejë të radhës. Kosova për shkak të historisë së saj është bërë anëtare e FIFA-s tek që gjashtë vjet (edhe pse në maj bëhen shtatë vjet). Është anëtare shumë e re. Lojtarët janë në një cikël profesional, ku tani duan t’i mbrojnë ngjyrat e shtetit të tyre, për shkak të historisë që ka ky vend”, theksoi ai.

Lëvdata pati edhe për qasjen e përgjithshme të lojtarëve, duke thënë se secili nga ta është i vetëdijshëm për përgjegjësitë që kanë.

“Të gjithë janë të gatshëm për punë. Lojtarët janë shumë të admirueshëm edhe nga aspekti njerëzor dhe gëzojnë shumë respekt për rolin që duhet ta kenë në këtë skuadër”, potencoi ai.

Në konstatimin e gazetarit francez që në Ligue 1 ka lojtarë të mirë në të cilët mund të llogaritë, ai konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se në përgjithësi është i kënaqur me nivelin e cilësisë që ka Kosova.

“Po, në Francë kemi lojtarë cilësorë siç janë Zhegrova ose Zeneli. Nuk kam problem që ta menaxhoj atë ekip. Të gjithë janë të dëgjueshëm. Ekziston një shpirt i mirë i skuadrës. Lojtarët janë të shpërndarë në të gjithë Evropën. Ka të atillë si kapiteni ynë Rrahmani që luan me Napolin, në një skuadër të një dimensioni të lartë. Mandej kemi lojtarë të tjerë që luajnë në Spanjë. Kemi një nivel krejtësisht korrekt”, përfundoi Giresse.

Kosova ndeshjet e para të ciklit kualifikues për Evropian do t’i luajë më 25 dhe 28 mars. Ndeshja hapëse do të jetë në udhëtim kundër Izraelit, kurse pas tre ditësh do ta mirëpresë në “Fadil Vokrri” Kombëtaren e Andorrës./nacionale





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Rashkaj “vulos” problemin e Kosovës: E nënçmuan kundërshtarin

March 30, 2023

Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova

March 30, 2023

Alushi: Barazimi me Andorrën është dëshpërim i madh

March 29, 2023

Një mars i tmerrshëm për ekipet kombëtare të Kosovës, askush s’arriti të fitonte

March 29, 2023
AKTUALE

Festuan më 27 janar për statutin me plot shkelje, tani FFK nuk licencohet – klubet në kolaps total dhe miliona euro të humbura

April 1, 2023

Superliga e Kosovës vjen sot me tre ndeshje interesante, vëmendja në Suharekë

April 1, 2023

Befasi: Nga 0:3, Ulpiana mund të humbas në tavolin 3:0

March 31, 2023

Drejtori sportiv i Dritës ishte prezentë në derbin F.Kosova – Ulpiana

March 31, 2023
TË TJERA

Muriqi ua dhuron fanellën dhe shorcet tifozëve, mbetet veç në brekë (VIDEO)

April 1, 2023

Trajneri i Mallorcas, Aguirre: Muriqi kërkoi falje për gjestin që bëri pas zëvendësimit

April 1, 2023

Vedat Muriqit nuk i pëlqeu zëvendësimi, doli i nervozuar nga fusha dhe goditi pankinën

April 1, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.