Jemi futur në muajin ku Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në udhëtim me 25 mars, derisa tre ditë më vonë Dardanët do ta luajnë ndeshjen e dytë në Prishtinë.
Më 28 mars Kosova do të luaj ndaj Andorras në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
E stadiumi ‘Fadil Vokrri’ para këtij dueli duket në gjendje fantastike dhe FFK ka publikuar disa foto ku shihet gjendja e mirë e terrenit.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Stadiumi “Fadil Vokrri” i gatshëm për fillimin e ciklit kualifikues EURO 2024! Fusha e gjelbër në gjendje të shkëlqyeshme para ndeshjeve kualifikuese.
Nën moton “Me Kosovën në Evropian” të gjithë po japim kontributin e duhur që Kombëtarja jonë të na dhurojë ndeshje emocionuese!.
Le të bëhemi të gjithë së bashku dhe të bëjmë tifo për Dardanët me të gjitha forcat! /Gazeta Olle/