• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Pamje ekskluzive nga “Riza Lushta” i cili u bë cak i hajnave tre herë brenda katër ditëve (FOTO)

February 4, 2023

Flamurtari – Vushtrria: Kjo skuadër triumfon me penalltive

February 4, 2023

Tri skuadra sigurojnë kalimin në fazën tjetër ndërsa Flamurtari – Vushtrria shkojnë në shtesa

February 4, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Pamje ekskluzive nga “Riza Lushta” i cili u bë cak i hajnave tre herë brenda katër ditëve (FOTO)
  • Flamurtari – Vushtrria: Kjo skuadër triumfon me penalltive
  • Tri skuadra sigurojnë kalimin në fazën tjetër ndërsa Flamurtari – Vushtrria shkojnë në shtesa
  • GOOOL: Shënon sërish Ballkani
  • GOOOL: Ballkani shënon në fund të ndeshjes
  • Zyrtare: Ferizaj transferon portierin Blend Bajraktari
  • GOOOL: Vjen edhe goli i dytë në Prishtinë
  • GOOOL: Tundet rrjeta në ndeshjen Flamurtari – Vushtrria
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Bota»Gjermania llogarit tek Mërgim Berisha për ‘EURO2024’
Bota

Gjermania llogarit tek Mërgim Berisha për ‘EURO2024’

By FFKJanuary 12, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Pas dështimit në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, përzgjedhësi i Gjermanisë, Hansi Flick pritet të bëjë ndryshime të mëdha në ekip për “Euro 2024”. Gjermania tashmë është kualifikuar në këtë turne të vitit të ardhshëm, pasi është organizatore dhe Flick është i vendosur për të pasur sukses. Në turneun e Katarit, Gjermania zhgënjeu tërësisht pasi u eliminua në fazën e grupeve dhe pas këtij dështimi, e ardhmja e Flickut ishte në dyshim.

Megjithatë, në një takim që zgjati tri ditë mes zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Gjermanisë dhe shtabit teknik, u vendos që Flick ta vazhdojë punën. Në këtë takim është bërë analiza e eliminimit në Katar, ku është ardhur në përfundim se ka nevojë për përfshirjen e lojtarëve të rinj në ekip. E ky ndryshim do të ndodhë këtë vit, në mënyrë që Flick ta ketë të gatshëm ekipin për Evropianin 2024.

Te Gjermania tashmë janë piketuar disa lojtarë të rinj, ku në mesin e tyre është edhe sulmuesi i Augsburgut, Mërgim Berisha ka shkruar “SportBild” të mërkurën. Berisha 24-vjeçar po shihet si lojtar potencial dhe i motivuar për ta dëshmuar veten edhe në nivel të përfaqësueses dhe për këtë arsye tashmë është në planet e Flickut. Ai do të ftohet këtë vit për ndeshjet miqësore që Gjermania ka planifikuar t’i luajë në fund të muajit mars kur edhe fillon cikli eliminator për “Euro 2024”.

Gjermania pritet të përballet me Francën dhe Japoninë, ndeshje këto ku pritet të debutojnë lojtarët e rinj, përfshirë edhe Berishën.

“Përfaqësuesja e Gjermanisë tashmë e ka fokusin për të gjetur lojtarët e rinj që janë plotësisht të motivuar dhe mund ta ndihmojnë ekipin. Pra, të zhvillohen dhe të bëhen gati për Kampionatin Evropian përkrah lojtarëve me përvojë. Fokusi tashmë është tek disa prej tyre siç janë Joshua Vagnoman, Kevin Schade dhe sulmuesi Mërgim Berisha”, ka shkruar “SportBild”.

Berisha ka qenë kandidat potencial për t’u ftuar te Gjermania edhe në të shkuarën, por asnjëherë nuk u ftua. Ai para fillimit të këtij sezoni është transferuar në Bundesligë, pasi Augsburgu e huazoi për një vit nga Fenerbahçe me të drejtën e blerjes në verë. Në dhjetë ndeshje të luajtura në stinorin vjeshtor, Berisha ka treguar paraqitje të mira ku ka shënuar tri gola dhe ka bërë katër asistime.

Ai mund të jetë i dobishëm te Gjermania, ekip që në Botërorin e Katarit nuk pati opsione për sulmin. Berisha ka luajtur për Përfaqësuesen U21 të Gjermanisë me të cilën e ka fituar titullin e Evropës në vitin 2021. Në 13 paraqitje në total për këtë gjeneratë, ai ka shënuar edhe një gol. Sa i përket karrierës si senior, Berisha e ka filluar te skuadra austriake Liefering, ndërsa ka luajtur edhe për Salzburgun, LASK-un, Magdeburgun e Altachin. Megjithatë, sukseset më të mëdha në këtë nivel, ai i ka shijuar me fanellën e Salzburgut, ekip me të cilin ka fituar katër tituj kampioni dhe tri kupa të Austrisë. Berisha ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2025, por Augsburgu pritet të shfrytëzojë opsionin e tij të blerjes për gjashtë milionë euro pas paraqitjeve të mira që i ka treguar.

© KOHA.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

GOOOL: Vjen edhe goli i dytë në Prishtinë

February 4, 2023

Nga një lojtar në Football Manager, në një trajner që po korr suksese te Reims – kush është Will Still

February 4, 2023

Rekordi i veçantë i Mërgim Berishës

February 3, 2023

Pasi shënoi golin e parë me Al Nassr, vjen reagimi i Ronaldos

February 3, 2023
AKTUALE

Pamje ekskluzive nga “Riza Lushta” i cili u bë cak i hajnave tre herë brenda katër ditëve (FOTO)

February 4, 2023

Flamurtari – Vushtrria: Kjo skuadër triumfon me penalltive

February 4, 2023

Tri skuadra sigurojnë kalimin në fazën tjetër ndërsa Flamurtari – Vushtrria shkojnë në shtesa

February 4, 2023

GOOOL: Shënon sërish Ballkani

February 4, 2023
TË TJERA

Edhe një kosovar transferohet në Kampionatin Turk

February 4, 2023

Giresse: Synojmë kualifikimin në Evropian, historia e vendit i motivon lojtarët që t’i mbrojnë ngjyrat e kombëtares

February 4, 2023

Statistika fenomenale në Itali – a duhet të rikthehet në kombëtare Idriz Voca?

February 4, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.