Kanë përfunduar ndeshjet e para gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Kosovës.
Gjilani ka fituar 2:1 kundër Llapit në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, shkruan lajmi.net.
Gjilanasit kaluan fillimisht në epërsi, duke shënuar me Granit Jasharin, në minutën e 7′ të ndeshjes.
10 minuta më vonë, mysafirët dyfishoi epërsinë me golin e Përparim Islamit në minutën e 17-të.
Vendasit nga Podujeva e ngushtuan avantazhin në minutën e 39-të me Trimor Selimin që shënoi me kokë.
Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.
45 minutat e dytë ishin gjithashtu interesant, me llapjanët që kërkonin golin e barazimit, megjithatë nuk e arritën.
Në takimin tjetër ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës u mbyll me fitore 2:1 nga mysafirët.
Sulmuesi Chibueze është realizator i golit të vetëm për vendasit.
Në minutën e 83′ ishte Endrit Krasniqi ai i cili shënoi dhe barazoi gjithçka në ‘Ferki Aliu’.
Në minutat shtesë të lojës kryeqytetasit arritën të përmbysin gjithçka.
Ishte, përsëri Krasniqi ai i cili tundi rrjetën e vushtrriasve dhe çoi shifrat në 2:1 në favor të Prishtinës.
Ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në futboll luhen në sistemin vajtje-ardhje.