Në Gjilan këtë të dielë zhvillohet kryendeshja e xhiros së 26 në Superligën e Kosovës në futboll. Gjilani dhe Llapi, ballafaqohen në stadiumin sintetik nga ora 13:00.
Të dy skuadrat vijnë pas ndeshjeve të Kupës, zhvilluar në mesjavë. Gjilani mposhti në udhëtim Trepçën ’89 5:0, derisa Llapi fitoi pas ekzekutimit të penalltive 6:5 ndaj Malishevës, derisa loja e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyllë 2:2.
Zekrija Ramadani dhe Tahir Batatina kanë shfaqur formacionet e tyre startuese, para nisjes së sfidë.
Gjilani: Koliçi; Dabiqaj, Ramadani, Gomes, Sinani, Islami, Musolli, Kelmendi, Prekazi, Zabërgja, Hoxha.
Llapi: Avdyli; Shabani, Alidema, Firminio, Selimi, Krasniqi, Fernando, Maliqi, Limani, Progni, Christofi.