Gjilani bëhet skuadra e fundit që do t’i nisë përgatitjet për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.
Futbollistët e Gjilanit, të udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani, do të nisin përgatitjet të mërkurën. Stërvitja e parë do të mbahet në fushën me bar sintetik në Gjilan.
Synimi i Gjilanit është dalja në Evropë. Gjilani vetëm të hënën është riorganizuar, pas kthimit të Florim Zukës.
“Kemi arritur marrëveshje dhe nesër fillojmë punën. Besoj që ekipi do të jetë me motiv të lartë për të arritur Evropën. Gjatë bisedave që kam bërë me lojtarët më kanë thënë se nuk kanë pushuar fare dhe besoj se nuk është vonë që të arrijmë të bëhemi gati për pjesën e dytë të edicionit aktual dhe për të realizuar synimet”, ka thënë Ramadani për KOHËN, të martën mbrëma.
Gjilani stinorin vjeshtor e përfundoi në pozitën e katërt, ndonëse kishte telashe të mëdha organizative e financiare. Por ato duket që janë lënë prapa.