Ylli i Manchester Cityt, Benjamin Mendy është shpallur i pafajshëm për shtatë akuza në betejën e tij ligjore.
Por, futbollisti francez do të përballet edhe me dy akuza të tjera për përdhunim pasi që akuzat do kthehen në rigjykim.
Mendy u shpall sot i pafajshëm në pesë akuza për përdhunim, një akuzë për tentativë përdhunimi dhe një akuzë të veçantë për sulm seksual.
Mendy i kishte mohuar të gjitha akuzat.
Ai është suspenduar me dënim pa pagesë nga Manchester City që kur u akuzua për herë të parë në shtator të 2021.