Edon Zhegrova ka shënuar për golin e barazimit të Lille kundër Rennes në 1-1.
Në minutën e 59′ sulmuesi “dardan” realizoi bukur nga afërsia. Ai nga një pozitë qëndrore nuk gaboi dhe u tregua tejet i saktë me këmbën e tij të majtë, transmeton Futbollikosovar.net.
Ky ishte goli i tij i parë në këtë sezon 2022/2023 për skuadrën e Lille.
Zhegrova ⚽️ pic.twitter.com/8OJiAE7knv
— 𐔄𐔙. 𐔃𐔈𐔐𐔀𐔎 (@drcelaj) February 4, 2023