Pas hedhjes së shortit në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës, janë mësuar edhe gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës.
Prishtina do të përballet me FC Vushtrrinë, ekip që garon në Ligën e Parë. Në këtë fazë të garës do të zhvillohet dy ndeshje (vajtje/ardhje). Ndeshja e parë do të zhvillohet në Vushtrri më 5 prill, kurse ajo e kthimit në Prishtinë më 19 prill.
Ndeshja tjetër dhe mjaftë interesante zhvillohet mes Llapit dhe Gjilanit. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 5 prill në stadiumin “Zahir Pajaziti”, kuse ndeshja kthyese më 19 prill në stadiumin me bari sintetik në Gjilan!