Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi pas disfatës së thellë nga Ballkani u justifikua me mungesat e shumëta, por sa i përket ndeshjes tha se mori fund gjithçka të goli i tretë.
“Ndoshta është hera e parë që justifikohem por mungesa e gjashtë lojtarëve ishte vërtëtë ndikues. Mendoj që deri të goli i parë ku gabuam, ishte thyerja jonë në këtë ndeshje. Menduam ta marrim një pikë në këtë ndeshjes. Pavarësisht humbjes duhet të gjejmë kurajën dhe të luftojmë deri në fund. Të goli i tretë përfundoi gjithçka në këtë ndeshje”, tha Idrizi.