Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka thënë se lojtarët e tij kanë mundur ta fitojnë edhe më thellë ndeshjen ndaj Dukagjinit.
Por, ai ka theksuar se e rëndësishme për ekipin e tij ishte fitorja.
“E kemi ditur se do ta kemi të vështirë ndeshjen ndaj Dukagjinit. Kemi përgatitur ndeshjen për ta bllokuar Oto Johnin dhe kemi punuar shumë në aspektin ofensiv. Rastet që i patëm i konkretizuam, por a kemi mundur më shumë, mendoj se po, por e rëndësishme ishte fitorja për t’i ikur pozitave të fundit, pozitë që po ndikon në ritmin e lojtarëve. Por, mendoj se do të na shërbejnë shumë këto dy javë që i kemi pushim për të përmirësuar gabimet dhe të forcohemi më shumë”, ka thënë Idrizi. /koha