Ilir Daja, trajner I Ballkanit, ka hedhur akuza të forta ndaj arbitrave të takimit Prishtina – Ballkani.
“Nuk rri dot pa folur për arbitra, ndeshja filloi me penallti, që nuk jepen as në basketboll edhe anullimi I golit është panoramë e vitit të kaluar, më shumë e kërkoi Prishtina fitoren ishin më të fortë në dyluftime”, tha Daja, shkruan Gazeta Arena.
Ballkani humbi nga Prishtina dhe u eliminua nga Kupa.