Futbollistët e Ballkanit nuk janë paguar në 3-4 muajt e fundit.
Këtë e tha ish futbollisti i shumë skuadrave kosovare Liridon Leci në Duelin Sportiv
“Futbollistët e Ballkanit nuk janë paguar tash e 3-4 muaj”, tha Leci.
Kujtojmë, në katër duelet e fundit të Ballkanit, kjo skuadër ka tri barazime e një humbje.
Kjo formë jo e mirë ka bërë që të drejtuarit e Ilir Dajes edhe ta humbin pozitën e parë në tabelë.