• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit
  • Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës
  • Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv
  • Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë
  • Idrizi justifikon humbjen e thellë: Kemi pasur gjashtë mungesa!
  • Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë
  • Superliga vjen me dy super duele, vëmendja në Gjilan
  • Josa flet dhe tregon arsyen pse nuk u bë trajner i Dritës
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Bota»Izraeli fton 24 lojtarë për ndeshjen ndaj Kosovës, njëri e refuzon ftesën
Bota

Izraeli fton 24 lojtarë për ndeshjen ndaj Kosovës, njëri e refuzon ftesën

By FFKMarch 16, 2023Updated:March 16, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Selektori i Izraelit, Alon Hazan, të enjten ka publikuar listën e lojtarëve në të cilët llogarit për dy ndeshjet e para kualifikuese për “Euro 2024”.

Izraeli e hap kampanjën kualifikuese me ndeshjen ndaj përfaqësueses së Kosovës.

Ndeshja Izraeli – Kosova luhet më 25 mars në Tel-Aviv. Më pas, më 28 mars, Izraeli luan në udhëtim ndaj Zvicrës. Ajo ndeshje luhet në Gjenevë.

Shumica e lojtarëve të ftuar janë të klubeve të Izraelit. Por, ka edhe lojtarë të klubeve evropiane. Njëri prej tyre është sulmuesi i Fulhamit, Manor Solomon. Ai ka shënuar në pesë ndeshje rresht në Premier League dhe Kupën FA, prej 11 shkurtit e deri më 6 mars. Seria iu ndërpre ndaj Arsenalit në ndeshjen e fundit. Vetëm Erling Haaland dhe Marcus Rashford kanë seri më të gjatë të ndeshjeve në të cilat kanë shënuar gola.

Salomon është 23-vjeçar, ndërsa ka luajtur për Shakhtar Donetskun disa vjet. Në Izrael ishte te Maccabo Petah Tikva. Ai është shumë i popullarizuar në Izrael dhe aktualisht njëri prej lojtarëve kryesorë. Për Izraelin ka shënuar gjashtë gola në 31 ndeshje.

Selektori i Izraelit, Hazan, ndaj Kosovës nuk do t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët që i ka planifikuar. Kjo është bërë e ditur në një komunikatë që ka lëshuar federata izraelite, përkatësisht Hazan dhe menaxheri i ekipit nacional të Izraelit, Yossi Benyon.

“Ne jemi gjithnjë të kujdesshëm lidhur me transparencën dhe adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me lojtarët që janë ftuar në ekipin nacional. Dia Saba meriton të përfshihet në ekipin e zgjeruar prej të cilit ne kemi përzgjedhur 24 lojtarët për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Zvicrës. Por lojtari ka dërguar mesazh të qartë se nuk dëshiron të jetë në ekip. Nga këndvështrimi ynë, është privilegj i madh të jesh lojtar i ekipit nacional dhe do të ketë gjithnjë të tillë që do ta shohin në këtë mënyrë”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

Dia Saba ka 11 paraqitje e tri gola për Izraelin. Aktualisht po luan për Maccabi Haifan, ndërsa më herët ishte te Sivasspori dhe skuadra të tjera./koha

LISTA:

Portierë: Daniel Peretz, Omri Glazer, Yoav Jarafi

Mbrojtës: Miguel Vitor, Doron Leidner, Iyad Abu Abid, Danny Gruper, Eli Dassa, Shagib Yehezkel, Raz Shlomo, Shawn Goldberg

Mesfushorë: Oskar Gluch, Dolev Haziza, Gabi Kanikovsky, Dor Peretz, Muhammad Kanaan, Bivas Natcho, Mahmoud Jaber, Omri Gandelman, Neta Lavia

Sulmues: Lial Abdeh, Thai Bribo, Shawn Weissman, Manor Solomon





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Juan Mata e çon në qiell Rashicën: Urime njeri-raketë

April 19, 2023

Ndodhë në futbollin anglez, 20 minuta skuadrat e zhagisin ndeshjen, sepse iu konvenonte rezultati

April 19, 2023

Cassano kritikon paraqitjen e Rrahmanit: Ishte ndër më të dobëtit ndaj Milanit

April 19, 2023

Leao “hesht” stadiumin, driblon Amir Rrahmanin me shokë dhe dërgon topin në rrjetë

April 18, 2023
AKTUALE

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023

Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë

April 23, 2023
TË TJERA

Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë

April 23, 2023

Juan Mata e çon në qiell Rashicën: Urime njeri-raketë

April 19, 2023

Ndodhë në futbollin anglez, 20 minuta skuadrat e zhagisin ndeshjen, sepse iu konvenonte rezultati

April 19, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.