• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit
  • Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës
  • Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv
  • Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë
  • Idrizi justifikon humbjen e thellë: Kemi pasur gjashtë mungesa!
  • Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë
  • Superliga vjen me dy super duele, vëmendja në Gjilan
  • Josa flet dhe tregon arsyen pse nuk u bë trajner i Dritës
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Bota»Izraeli me përkrahje të madhe nga tribunat kundër Kosovës
Bota

Izraeli me përkrahje të madhe nga tribunat kundër Kosovës

By R.JMarch 22, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Përfaqësuesja e Izraelit do të ketë përkrahje të fuqishme në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024” kundër Kosovës, që zhvillohet të shtunën në Tel-Aviv. Dueli i Grupit I do të luhet në “Bloomfield Stadium”, i cili ka një kapacitet prej 29.400 ulëseve dhe do të jetë i stërmbushur. Federata e Futbollit e Izraelit ka njoftuar të mërkurën se tashmë janë shitur të gjitha biletat për duelin kundër Kosovës. E trajneri i Izraelit, Alon Hazan, i është gëzuar faktit se futbollistët e tij do ta kenë përkrahjen e madhe nga tribunat kundër Kosovës. Ai ka shtuar se synimi i Izraelit është ta përfundojë ciklin kualifikues në pozitën e dytë në grup, e cila siguron kualifikimin në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani. Madje, ai ka thënë se shpreson që këtë përkrahje tifozëve t’ua shpërblejë me fitore kundër Kosovës. Hazan ka insistuar se ekipi i tij do të japë gjithçka nga vetja që në fund të ndeshjes të festojnë së bashku me të gjithë tifozët e pranishëm në tribunat e stadiumit.

“Është kaq e papritur të gëzosh një shprehje të tillë besimi nga publiku dhe ne me të vërtetë u themi faleminderit të gjithëve. Është një krenari e madhe. Unë premtoj se do të bëjmë gjithçka, se nuk do të heqim dorë nga asnjë top dhe uroj se këtë herë do të festojmë edhe bashkë në fund të lojës. Ky bashkim është burimi ynë më i madh i forcës”, ka thënë Hazan.

Optimist për fitore ndaj Kosovës është shprehur edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Doron Leidner. Ai bën karrierë te Austria e Vjenës, ndërsa në ndeshjen e fundit kontribuoi me një gol dhe një asistim në fitoren ndaj Rapidit.

“Jam i lumtur që bashkohem me skuadrën pas paraqitjes së mirë të fundit, e cila më riktheu vetëbesimin. Ndiej se kam ardhur me besim të madh dhe shpresën se do të jap më të mirën për ta ndihmuar Izraelin për ta fituar Kosovën”, ka thënë Leidner.

Edhe Leidner u shpreh i lumtur që me bashkëlojtarët e tjerë të Izraelit do ta kenë përkrahjen e madhe nga tribunat. Ai tha se kjo përkrahje do ta motivojë edhe më shumë ekipin për të dhënë më të mirën nga vetja dhe për ta fituar ndeshjen.

“Është gjithmonë mirë të kuptosh se turma është e lidhur me ne. Ne kemi shumë nevojë për përkrahje dhe kjo më së miri u dëshmua në ndeshjen e mëparshme ndaj Shqipërisë, ku ishin tifozët ata që na dhanë shtytjen e nevojshme për ta fituar ndeshjen. Është shumë e rëndësishme që një përkrahje të tillë do ta kemi edhe ndaj Kosovës. Ne jemi shumë të lumtur për këtë dhe shpresojmë në fitore. Edhe tifozët ndoshta po e ndiejnë sikur ne, se është e mundur të kualifikohemi në Evropian dhe duan të na ndihmojnë”, u shpreh Leidner./koha





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Juan Mata e çon në qiell Rashicën: Urime njeri-raketë

April 19, 2023

Ndodhë në futbollin anglez, 20 minuta skuadrat e zhagisin ndeshjen, sepse iu konvenonte rezultati

April 19, 2023

Cassano kritikon paraqitjen e Rrahmanit: Ishte ndër më të dobëtit ndaj Milanit

April 19, 2023

Leao “hesht” stadiumin, driblon Amir Rrahmanin me shokë dhe dërgon topin në rrjetë

April 18, 2023
AKTUALE

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023

Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë

April 23, 2023
TË TJERA

Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë

April 23, 2023

Juan Mata e çon në qiell Rashicën: Urime njeri-raketë

April 19, 2023

Ndodhë në futbollin anglez, 20 minuta skuadrat e zhagisin ndeshjen, sepse iu konvenonte rezultati

April 19, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.