Gjiganit skocez Celtic është klubi i radhës që shpreh interesim për transferimin e mesfushorit të Luzernit, Ardon Jashari. Por, te klubi i Luzernit besojnë se Jashari do të mbetet pjesë e ekipit deri në fund të sezonit aktual.
“Nuk jam informuar as nga lojtari e as nga drejtori ynë sportiv, Remo Meyer se mund të ketë ndryshim të klubit së shpejti nga Ardoni. Pra, kjo është arsyeja pse unë supozoj se ai do të luajë për ne në pjesën e dytë të sezonit aktual”, ka thënë trajneri i Luzernit, Mario Flick.
Për Jasharin më herët interesim kanë shprehur edhe shumë skuadra të ndryshme në Gjermani dhe Itali.
Jashari është kapiten i Luzernit, ndërsa u paraqit së fundi për Zvicrën edhe në Botërorin e Katarit. 20-vjeçari me Luzernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
Ai në 15 ndeshje në Superligën e Zvicrës ka kontribuar me katër asistime.