Sot zhvillohet java e 26-të e Superligës së Kosovës në futboll, me dy përballje tejet interesante.
Drenica pret Prishtinën në stadiumin ‘Bajram Aliu’, dy skuadrat kanë rezultate negative së fundmi në ligë dhe kërkojnë t’i rikthehen fitoreve, shkruan Lajmi.net
Kurse, Malisheva pret liderin e Superligës, Dritën në stadiumin “Liman Gegaj”. Intelektualët kryesojnë tabelën me 51 pikë, një më shumë se Ballkani (50).
Dy ndeshjet, zhvillohen në të njëjtin orar, pra nga ora 13:00.