Superliga e Kosovës në futboll rikthehet fundjavën tjetër me ndeshjet e javës së 26-të kampionale.
Drita dhe Ballkani, dy skuadrat rivale në garë për titull të kampionit do të luajnë në udhëtim këtë xhiro, shkruan lajmi.net.
Liderja Drita viziton stadiumin “Liman Gegaj” për t’u ndeshur me Malishevën. Ballkanin e pret takim i vështirë te Ferizaji në formë.
Kryendeshja do të zhvillohet në Anamoravë me Gjilanin që i bën nikoqir Llapit.
Në takimet tjera, Drenica pret Prishtinën teksa Dukagjini luan si mysafir i Trepçës ’89.
ÇIFTET E PLOTA:
Gjilani – Llapi
Malisheva – Drita
Ferizaj – Ballkani
Drenica – Prishtina
Trepça ’89 – Dukagjini.