Hakif Gashi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të klubit të futbollit Prishtina.
“Po, kam dhënë dorëheqeje”, ka thënë Gashi për KOHËN.
Ai nuk ka dhënë më shumë detaje.
“Nëse ju duhet më shumë, ju lutem kontaktoni drejtorin Artan Osmani”, ka deklaruar Gashi.
Ai u emërua kryetar i klubit Prishtina në gusht të vitit të kaluar.