• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Trajneri i Mallorcas, Aguirre: Muriqi kërkoi falje për gjestin që bëri pas zëvendësimit

April 1, 2023

Festuan më 27 janar për statutin me plot shkelje, tani FFK nuk licencohet – klubet në kolaps total dhe miliona euro të humbura

April 1, 2023

Vedat Muriqit nuk i pëlqeu zëvendësimi, doli i nervozuar nga fusha dhe goditi pankinën

April 1, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Trajneri i Mallorcas, Aguirre: Muriqi kërkoi falje për gjestin që bëri pas zëvendësimit
  • Festuan më 27 janar për statutin me plot shkelje, tani FFK nuk licencohet – klubet në kolaps total dhe miliona euro të humbura
  • Vedat Muriqit nuk i pëlqeu zëvendësimi, doli i nervozuar nga fusha dhe goditi pankinën
  • Benjamini dardan në Japoni: Aventura në Japoni niveli i lartë i futbollit në Azi dhe dëshpërimi që askush nuk e kontakton që një vit nga Kosova
  • Superliga e Kosovës vjen sot me tre ndeshje interesante, vëmendja në Suharekë
  • Tek Kosova 0 minuta, në Belgjikë Muja luan 90 minuta
  • Befasi: Nga 0:3, Ulpiana mund të humbas në tavolin 3:0
  • Mallorca – Osasuna, Muriqi titullar i padiskutueshëm
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Kosova»Kastrati pret ftesë nga Giresse për ndeshjet e marsit
Kosova

Kastrati pret ftesë nga Giresse për ndeshjet e marsit

By FFKFebruary 2, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Mbrojtësi Lirim Kastrati është i bindur se do të marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024”, që nisin në fund të muajit të ardhshëm.

Ai thotë se forma e mirë që e ka treguar kohët e fundit me fanellën e ekipit nga Hungaria, Ujpest, është garanci se do të ftohet nga përzgjedhësi Alain Giresse. Kastrati të enjten për mediumet hungareze ka zbuluar se Giresse e ka kontaktuar personalisht për ta përgëzuar për golin e shënuar ditë më parë dhe për paraqitjet e mira tek Ujpesti.

Kastrati vikendin e shkuar shënoi supergol në fitoren e Ujpestit, 2:1, ndaj Honvedit, ndërsa goli i tij u zgjodh edhe më i miri i xhiros së 17-të nga Federata e Futbollit të Hungarisë. Për Kastratin, 23-vjeçar, ky ishte goli parë këtë edicion në shtatë ndeshje të luajtura për Ujpestin.

Kosova më 25 mars do të luajë në Tel Aviv kundër Izraelit. Tri ditë më pas në Prishtinë luan ndaj Andorrës në kuadër të Grupit I të kualifikimeve, të cilin e përbëjnë edhe Zvicra, Rumania e Bjellorusia. Kastrati është pjesë e ekipit A të Kosovës prej vitit 2017, ndërsa ftohet herë pas here. Ai ka luajtur edhe te Kosova U21 e U19. Me “Dardanët” ka 12 paraqitje deri më tani.

“Goli i shënuar ndaj Honvedit ishte më i miri në karrierën time dhe për të më kanë përgëzuar shumë persona. Madje, edhe trajneri i Kosovës, Alain Giresse, më ka përgëzuar dhe ka kërkuar që të vazhdojë me paraqitje të mira”, është shprehur Kastrati për “nemzetisport”. “Ai po i përcjell nga afër paraqitjet e mia tek Ujpesti dhe jam i bindur se gjithashtu do të llogarit në mua për ndeshjet kualifikuese të Evropianit që i kemi në pranverë”.

Mbrojtësi i krahut thotë se ka punuar shumë dhe tashmë e ka stabilizuar veten në ekip. Kastrati pranon se stinori vjeshtor nuk ishte aspak i mirë për të, duke pasur parasysh se lëndimi i gjurit e mbajti jashtë fushës për dy muaj. Ai thotë se gradualisht po kthehet në formën më të mirë dhe është i kënaqur me atë që ka treguar në ndeshjet e fundit.

“Stinori vjeshtor ishte i tmerrshëm pasi ekipi nuk luante mirë, kurse unë lëndova ligamentin e gjurit dhe dy muaj isha jashtë fushe. Por, në përgatitjet e dimrit kam punuar shumë dhe gjithçka ka shkuar si është më së miri. Kështu që jam optimist se do të mbetem pjesë e ekipit të parë pasi do të luftoj dhe angazhohem maksimalisht për të dëshmuar veten”, është shprehur Kastrati.

Aktualisht Ujpesti zë vendin e dhjetë në tabelë me 19 pikë, tri më shumë se skuadrat në dy pozitat e fundit që dërgojnë në një kategori më poshtë. Ndeshjen e radhës në kampionat, Ujpesti e luan në udhëtim te Ferencvarosi, që është lider. Kastrati është optimist për një rezultat pozitiv.

“Jemi të motivuar maksimalisht dhe nëse luajmë mirë atëherë kemi gjasa të mira për një rezultat pozitiv. Ne udhëtojmë drejt Ferencvarosit me besim të madh dhe këtë do ta dëshmojmë edhe në fushë”.

Kastrati është pjesë e Ujpestit prej verës së vitit 2020 kur iu bashkua nga të rinjtë e ekipit nga Italia, Bologna. Ai me Ujpestin ka kontratë deri në vitin 2024.

Në Hungari luan edhe lojtari tjetër me emrin Lirim Kastrati. Sulmuesi i krahut është te Mol Fehervahr.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Edon Zhegrovës i vjen për ditëlindje vetura super luksoze

March 31, 2023

Trajneri i Gallatës kërkon nga drejtuesit e klubit blerjen përfundimtare të Rashicës

March 31, 2023

Blerja e Rashicës nga Galatasaray, dalin detaje të reja: Përfshihet edhe trajneri Okan Buruk

March 31, 2023

Redaktori i “Football Espana” për Muriqin: “Është gjigant dhe agresiv në fushë – te Mallorca e duan të gjithë”

March 30, 2023
AKTUALE

Festuan më 27 janar për statutin me plot shkelje, tani FFK nuk licencohet – klubet në kolaps total dhe miliona euro të humbura

April 1, 2023

Superliga e Kosovës vjen sot me tre ndeshje interesante, vëmendja në Suharekë

April 1, 2023

Befasi: Nga 0:3, Ulpiana mund të humbas në tavolin 3:0

March 31, 2023

Drejtori sportiv i Dritës ishte prezentë në derbin F.Kosova – Ulpiana

March 31, 2023
TË TJERA

Trajneri i Mallorcas, Aguirre: Muriqi kërkoi falje për gjestin që bëri pas zëvendësimit

April 1, 2023

Vedat Muriqit nuk i pëlqeu zëvendësimi, doli i nervozuar nga fusha dhe goditi pankinën

April 1, 2023

Benjamini dardan në Japoni: Aventura në Japoni niveli i lartë i futbollit në Azi dhe dëshpërimi që askush nuk e kontakton që një vit nga Kosova

April 1, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.