Komuna e Prishtinës sonte ka mbajtur eventin e shpalljes së “Laureatëve të Vitit 2022” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.
Demokracia.com më herët raportoi se epiteti i gjyqtarit më të mirë të vitit do t’i takojë gjyqtarit Visar Kastrati dhe ashtu doli. Kështu gjyqtari më i mirë u shpall Visar Kastrati i futbollit.
Kastrarti ka pasur një përformacë shumë të mirë në vitin 2022 dhe kjo ka bërë që ai të vlerësohet më i miri. Të kujtojmë se këtë epitet e mbante më herët Genc Nuza.
Në anën tjetër, boksieri Shpejtim Bajoku dhe karateistja Elmedina Istogu janë shpallur sportistët më të mirë të Prishtinës për vitin 2022.