Liga e Parë këtë të shtunë vije me katër sfida. Nga dy ndeshje do të zhvillohen në secilin grup.
Në Grupin A në kuadër të xhiros së 19, lideri Feronikeli ‘74 do të ballafaqohet me Vëllaznimin në “Rexhep Rexhepi” në Drenas, derisa Phoenix luan ndaj A&N-së.
Kurse edhe në Grupin B do të zhvillohen dy sfida. Fushë Kosova përballet me Vllazninë, teksa kryendeshja e ditës në kryeqytet mes Flamurtarit dhe 2 Korrikut.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00. /Gazeta Arena/