Është mbyllur takimi në selinë e FFK-së, me temë diskutimi licencimi i klubeve të futbollit por edhe FFK-së.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishin ministri i MKRS-s, Hajrullah Çeku, kryesuesi i komisionit, Fidan Shatri dhe përfaqësuese të klubeve të futbollit kosovar.
Nga ajo se çfarë ka raportuar Kanal10, vetëm tri klube të Superligës kanë plotësuar dokumentacionin për licencim, por jo edhe 7 klube të tjera. Prishtina, Llapi dhe Ballkani janë skuadrat që kanë përmbushur dokumentacionin.
Për dallim nga skuadrat e Superligës, ndryshe ishte në klubet e Ligës së Parë.
Sipas burimeve të sigurta të GazetaArena, nga 20 klube të Ligës së Parë që ndahen në dy grupe me nga 10 ekipe, vetëm Phoneix ka të plotësuar kriteret për licencim, derisa skuadrat tjera kanë disa probleme.