Pak orë para fillimit të takimit janë publikuar formacionet zyrtare të Kosovës dhe Andorrës.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45, Kosova do të zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian.
Kosova momentalisht ka një pikë në Grupin I, pasi e mbylli me barazim ndeshjen ndaj Izraelit të shtunën. Kurse Andorra është mposhtur nga Rumania me rezultat 2:0.