Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se ka paraqitur ankesën drejtuar Komisionit të Garave të FFK-së, rreth ndeshjës së zhvilluar në kuadër të Kupës së Kosovës regjistruar si 1/8 e finalës mes KF FERONIKELI 74 – KF TREPÇA’89.
Në dokumentin e dërguar paraqitet ankesa e dërguar me provat dhe nenet e bazura në rregullorën e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ndaj këtyre lajmeve ka reaguar presidenti i Feronikelit 74 më anë të një postimi.
Erlind Krasniqi ka shkruar se askush nuk mund ta kontestoj fitoren e ekipit të tij.
Reagimi i plotë:
Jemi rikthyer me futboll pas pauzës dimërore, duke fituar ndeshjen e dytë, në Kuadër të Kupës së Kosovës.
Fitoren e sotme nuk munda ta shijoj nga reagimet e njerëzve në lidhje me disa lajme që po qarkullojnë nëpër portale.
Sa për sqarim, FC Feronikeli 74 ka fituar ndeshjen në fushë, aty ku luhet futboll dhe aty ku fitohen ndeshjet dhe për këtë e dijnë edhe futbollistët e mi se sa krenar jam me ta.
FC Feronikeli 74 ka kryer të gjitha procedurat për transferimet e janarit dhe jemi të qetë dhe të hapur për ankesat e kujtdo, sepse nuk pretendojmë të bëjmë diqka të jashtëligjshme apo jashtë rregulloreve sportive.
Ne si klub mbështesim cilindo vendim të FFK dhe organeve të saja, por të gjykohesh nga portale dhe njerëz jo kompetent, nuk e durojmë asnjëherë.
Ne do të vazhdojmë të fitojmë, të shënojmë e të gëzojmë në fushë, aty ku luftojnë luftëtarët, për sa i përket jashtë fushës as nuk kam dyshimet më të vogla që kemi bërë diqka jashtë rregulloreve.