Kryetari i tifo-grupit të ‘Dardanëve’, Luli Berisha ka një kërkesë për tifozët e Kosovës.
Kosova nesër e luan ndeshjen e dytë kualifikuese për në Kampionatin Evropian.
‘Dardanët’ përballen me Andorrën, në ‘Fadil Vokrri’, duke filluar nga ora 20:45, transmeton lajmi.net.
Përpara këtij takimi është kryetari i ‘Dardanëve’, Luli që kërkoi mbështetje maksimale për këtë takim.
“Pavarësisht kush është kundërshtarja, na duhet mobilizim i brendshëm për të arritur te fitorja. Lojtarët në fushë, tifozët në tribuna e në numër sa më të madh e pjesa tjetër konform përgjegjësive. Vetëm kështu ia dalim”, shkroi ai në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Kujtojmë që ndeshjen e parë Kosova e nisi me barazim, 1:1 ndaj Izraelit.