Në ndeshjen e fundit derbi të Ligës së Parë e zhvilluar në mes të Arbërisë dhe Ulpianës ka debutuar edhe një emër premtues në futbollin kosovar.
Bëhet fjalë për Endrit Bytyqin, 16 vjeçarin mjaft të talentuar.
Djaloshi nga Sllovia e Lipjanit ishte pjesë e të gjitha kategorive në KF Ulpianën dhe llogaritet si futbollist me të ardhme të madhe.