Trajneri i njohur shqiptar, Mirel Josa nuk do të jetë më në krye të ekipit të Vllaznisë së Shkodrës.
Skuadra e Vllaznisë sot u mposht nga Laçi në udhëtim me rezultatin 2-0 dhe tani mbetet shtatë pikë larg kreut të tabelës, shkruan GazetaBlic Sport.
Para pak çasteve, Vllaznia e Shkodrës me një postim në rrjetet sociale ka njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin e Josën.
Më poshtë keni njoftimin e klubit:
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. Falenderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme!
Ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnereve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani”, njofton klubi shkodran.