Arbnor Muja u lëndua në fundjavë në ndeshjen kundër Club Brugges. Sipas mediave belge lëndimi i tij është më i rëndë seç pritej.
Ish-sulmuesi i Dritës ishte i pafat këtë fundjavë duke u lënduar në sfidën kampionale kundër Club Brugges, shkruan Futbollikosovar.net.
Trajneri Van Bommel u detyrua ta largojë në fund të pjesës së parë nga loja. Lëndimi i tij në kraharor rezulton të jetë më i rëndë seç pritej.
Sipas mediave belge ai pritet të mungojë rreth 6 javë. Me këtë mungesë sulmuesi kosovar rrezikon të mos jetë në gjendje të mirë fizike edhe për ndeshjet e Kosovës që do t’i zhvillojë Kosova në fund të marsit.
Ai gjatë këtyre javëve ishte duke luajtur vazhdimisht si startues me skuadrën belge falë paraqitjeve shumë të mira që kishte treguar.