• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Trajneri Sylvinho dhuron ‘show’ me topin në stërvitjet e Shqipërisë

March 25, 2023

Alarm kuqezi, ylli i skuadrës mungon në stërvitje

March 25, 2023

Trajneri Sejdiu optimist para ndeshjes me Izraelin: Është momenti i duhur për kualifikim

March 25, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Trajneri Sylvinho dhuron ‘show’ me topin në stërvitjet e Shqipërisë
  • Alarm kuqezi, ylli i skuadrës mungon në stërvitje
  • Trajneri Sejdiu optimist para ndeshjes me Izraelin: Është momenti i duhur për kualifikim
  • Izrael – Kosova, Sejdiu: Mendoj se ka ardhur koha, tani jemi shumë më të pjekur
  • Vlera financiare e Kosovës dukshëm më e madhe se ajo e Izraelit, ndikojnë yjet Muriqi, Rrahmani e Zhegrova
  • Muriqi: Ëshë koha për t’u fokusuar, hajde Kosovë
  • Izrael – Kosova, kaq shikues do të jenë sot në “Bloomfield Stadium”
  • Forma e ‘frikshme’ e Izraelit si vendas
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Kosova»“Lewa” e ka pritur ftesën e Kosovës
Kosova

“Lewa” e ka pritur ftesën e Kosovës

By FFKMarch 18, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Albion Rrahmani ishte shumë i gëzuar dhe në disponim të mirë të premten. Dhe ka arsye për këtë.

Në listën e publikuar nga përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, për dy ndeshjet e këtij muaji, figuronte edhe emri i sulmuesit 22-vjeçar. Ndeshjet me Izraelin dhe Andorrën u takojnë eliminatoreve për “Euro 2024”, ndërsa Rrahmani do të jetë pjesë e tyre. Albion Rrahmani është sulmuesi kryesor i Ballkanit dhe përfaqësuesi i vetëm i Superligës në këtë grumbullim të Kosovës.

“Patjetër që kjo ka qenë një ëndërr e imja, por është bërë realitet tashmë. Do ta veshë fanellën e Kosovës me nder dhe krenari”, ka thënë Rrahmani të premten për KOHËN. Ai po kalon një prej edicioneve më të mira në karrierën jo shumë të gjatë. Dhe tani mori shpërblimin.

Në fakt rritja e Rrahmani ka qenë shumë e shpejtë. “Lewandowski”, ashtu si njihet nga shumë, shpërtheu në kualifikimet e Ligës së Konferencës me kampionin e Kosovës, Ballkanin, ndërsa shkëlqimin po e vazhdon edhe në ndeshjet kampionale.

Për stilin e lojës dhe më shumë për numrin e golave të shënuar, Rrahmani ka marrë pseudonimin “Lewandowski” prej kohës sa ishte pjesë e Malishevës në Ligën e Parë. Robert Lewandowski është prej sulmuesve më të mirë në botë, aktualisht te Barcelona.

“Të gjithë më thërrasin ‘Lewa’, në stërvitje e në lojë. Edhe trajneri më thërret ashtu”, tregon Rrahmani. Në fakt në ndeshje dëgjohet që të gjithë në skuadër i drejtohen me “Lewa”.

Qendërsulmuesi i Ballkanit ka shënuar 17 gola në edicionin aktual në futbollin e Kosovës, ndërsa ka kontribuuar edhe me tri asistime. Tetë gola i ka realizuar në stinorin pranveror, ndërsa një gol të shënuar e ka në Kupën e Kosovës, nga e cila Ballkani tashmë është eliminuar.

Rrahmani e pranon se e ka pritur ftesën nga përzgjedhësi i “Dardanëve”, ndërsa thotë se e ka menduar një gjë të tillë vazhdimisht, pas ecurisë së mirë në këtë edicion.

“Të marrësh ftesën nga përfaqësuesja e shtetit tënd është gjë fantastike. Është një shpërblim për mua, por shpresoj që të mos ndalem edhe në ndeshjet e ardhshme dhe të jap kontributin tim kurdo që më kërkohet nga trajnerët. Synimi im është që ta ndihmoj Kosovën për rezultate sa më pozitive”, është shprehur Rrahmani për.

Rrahmani nuk e ka asnjë ndeshje zyrtare të zhvilluar me grupmoshat zinxhirë të Kosovës.

Ka qenë vetëm një herë i ftuar në një grumbullim dyjavor me grupmoshën U21, kur selektor ishte gjermani Michael Nees, pak kohë pasi ishte larguar nga Malisheva dhe para se të nënshkruante me Ballkanin.

Ai kishte luajtur një pjesë në një miqësore kundër 2 Korrikut.

Te Kosova A është për herën e parë, ndërsa mezi pret që t’i takojë të tjerët.

Rrahmani thotë se ka shumë gjëra për të mësuar nga qendërsulmuesi kryesor i Kosovës. Vedat Muriqi, sipas Rrahmanit, është shembull për t’u ndjekur.

Muriqi po shkëlqen te Mallorca, ndërsa Rrahmani synon që të mbërrijë në majat e futbollit evropian shumë shpejt. Për të interesim kanë shprehur skuadra nga Çekia, Zvicra, Belgjika e Austria.

Rrahmani në gjashtë ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës, kishte realizuar shtatë gola e një asistim.

Me dy asistime kontribuoi për suharekasit në fazën grupore, ku Ballkani pati paraqitje të mëdha.

Tani sulmuesi i rrezikshëm do të jap më të mirën në stërvitje të Kosovës, me shpresë se do ta fitojë rastin ndaj Izraelit apo Andorrës./koha.net





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Trajneri Sejdiu optimist para ndeshjes me Izraelin: Është momenti i duhur për kualifikim

March 25, 2023

Vlera financiare e Kosovës dukshëm më e madhe se ajo e Izraelit, ndikojnë yjet Muriqi, Rrahmani e Zhegrova

March 25, 2023

Kosova synon rezultat pozitiv ndaj Izraelit

March 25, 2023

Kosova përzgjedh fanellat me të cilat do të luajë

March 25, 2023
AKTUALE

Izrael – Kosova, Sejdiu: Mendoj se ka ardhur koha, tani jemi shumë më të pjekur

March 25, 2023

Futbollisti i Lirisë lë “gjurmë” në barazimin e Nambisë ndaj Kamerunit

March 25, 2023

Arrest shtepiak për Agim Ademin, reagon UEFA

March 24, 2023

U-21: Kosova – Moldavia, mbyllet ndeshja me këtë rezultat

March 24, 2023
TË TJERA

Trajneri Sylvinho dhuron ‘show’ me topin në stërvitjet e Shqipërisë

March 25, 2023

Alarm kuqezi, ylli i skuadrës mungon në stërvitje

March 25, 2023

Trajneri Sejdiu optimist para ndeshjes me Izraelin: Është momenti i duhur për kualifikim

March 25, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.