Sulmuesi, Albion Rrahmani është i vetëm “përfaqësues” nga Superliga në listën e Kosovës për ndeshjet e muajit mars, në kuadër të fazës kualifikuese të Evropianit 2024.
Rrahmani është në piedestal tani te Ballkani, derisa i prinë edhe listës së golashënuesëve në Superligë. 22-vjeçari është futbollisti kyç të suharekasit teksa ka shënuar 9 gola nga 11 ndeshjet e fundit, për portokallezinjtë.
“Lewandowskin” ftesa e Kosovës e ka përmbushur CV-n e tij, pasi kjo është hera e parë që ftohet nga Alain Giresse te Kosova. Sulmuesi momentalisht është më efikasi te Ballkani me 16 gola, si golashënuesi më i mirë në Superligë, teksa ka të shënuar 1 në Kupë. Në Conference League kishte realizuar 7 gola, dhe katër asistime duke qenë si më i miri i fazës eliminuese në kompeticionin evropian.
Sulmuesi llapjan ka qenë i kërkuar nga shumë klube në vende të ndryshme evropiane si Belgjika, Çekia, Turqia, Gjermania etj, por s’pari fokusi i tij është te Ballkani, dhe pas përfundimit të stinorit do të shqyrtojë ofertat.
Rrahmani do të jetë në dy ndeshjet kualifikuese, derisa do ti bie të luftojë kokë me kokë me Muriqin për vendin startuese. /Gazeta Arena/