Feronikeli ’74 ka bërë hap fals në garën për inkuadrimin në Superligë. Ekipi nga Drenasi nuk mori me shumë se një pikë në shtëpi ndaj Vëllaznimit, të cilët barazuan 1:1 në kuadër të xhiros së 19 në Grupin A të Ligës së Parë. Feronikeli mbetet ende në vendin e parë me 38 pikë, derisa Vëllaznimi zë vendin fundit me tre pikë.
Gabimin fals të skuadrës drenicase, e shfrytëzoj mirë Phoenix e cila fitoi 4:3 ndaj A&N-së, dhe tani i është afruar në tre pikë vendit të parë. Kurse A&N zë vendin e parafundit me 20 sosh.
Në Grupin B kryendeshjen e xhiros së 19 e cila u zhvillua në kryeqytet, Flamurtari e fitoi 1:0 ndaj 2 Korrikut, kurse Fushë Kosova vazhdon të mbajë kryesimin pas fitores 1:0 ndaj Vllaznisë.
LIGA E PARË – XHIRO 19
GRUPI A
Feronikeli ’74 – Vëllaznimi 1:1
Phoenix – A&N 4:3
GRUPI B
F. Kosova – Vllaznia P 1:0
Flamurtari – 2. Korriku 1-0