• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit
  • Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës
  • Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv
  • Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë
  • Idrizi justifikon humbjen e thellë: Kemi pasur gjashtë mungesa!
  • Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë
  • Superliga vjen me dy super duele, vëmendja në Gjilan
  • Josa flet dhe tregon arsyen pse nuk u bë trajner i Dritës
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Futbolli vendor»“Ligështohen” klubet, tani kërkojnë nga Ministria vërtetime tatimore veç për vete, pa licencë për FFK-në
Futbolli vendor

“Ligështohen” klubet, tani kërkojnë nga Ministria vërtetime tatimore veç për vete, pa licencë për FFK-në

By R.JMarch 29, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Tahir Batatina i kishte thirrur në takimin e sotëm vetëm 10 klubet e Superligës për të diskutuar në lidhje me moslicencimin e Federatës së Futbollit të Kosovës nga Ministria e Sportit.

Por, 60 për qind e klubeve elitare nuk iu përgjigjën ftesës së tij. Klubet që nuk morën pjesë në takim janë ndër më të mëdhatë në vend: Prishtina, Drita, Gjilani, Trepça ’89, Drenica e Malisheva.

Ndërkohë, formati i takimit ka ndryshuar dhe organizatorët thanë se në të morën pjesë përfaqësues të 27 klubeve.

Ato sot u pajtuan të kërkojnë nga Ministria e Sportit vërtetime e Sponsorizimit veç për veti, por jo edhe licencim të menjëhershëm për FFK-në.

Njëri prej organizatorëve, Tahir Batatina i tha një televizioni se nëse Ministria nuk bën zgjedhje deri me 31 mars do të ketë tërheqje të klubeve nga garat.

Kurse, organizatori tjetër, bashkë-iniciatori i Batatinës, Avni Haxhiu, tha për “Express” se në takim me klube nuk e kanë marrë një vendim të tillë, siç tha Batatina për Kanal10, për tërheqje nga garat.

“Jo, nuk kemi vendosur që do të tërhiqemi. Do të shikohen rrugë të tjera para marrjes së vendimit për largim nga garat”, theksoi fillimisht kryetari i Trepçës për gazetën.

“Sot është rritur numri i klubeve prezente, në mbledhje ishin 27 klube. Është diskutuar e njëjta temë, që të shtyhet afati, në mënyrë që të përfitojmë nga të drejtat e ligjit të sponsorizimit. Ne nuk kemi marrë përgjigje as sot nga ministri. Tash do të shkojmë te Ministria e Sporitt. Do të vazhdojmë edhe nesër, nëse nuk marrim përgjigje. Ne po kërkojmë të na lëshojnë vërtetime, që të mos e humbim sponsorizimin e vitit 2022. Po kërkojmë që tatim-paguesve t’ju jepet afat edhe për 15-20 ditë, e neve Ministria të na lëshojë vërtetimet. Ne nuk përzihemi në licencim, por po i duam veç vërtetimet”, deklaroi tutje Haxhiu për “Express”.

“Nëse nuk shtyhet afati, klubet mund të shuhen. 50 për qind e diskutuesve thanë se mund të falimentojnë shkaku i ligjit për sponsorizim. Sekretari i Federatës na ka thënë se FFK-ja i plotëson kriteret për licencim. Nuk e di se përse klubet duhet të bëhen ‘kurban’. Më së shumti po e pësojmë ne. Nëse nuk është në rregull diçka, atëherë le të mbahet ndonjë Kuvend. Nëse nuk ka licencim le të na tregojnë, pastaj vendosim ne, secili për veten”, vazhdoi ai.

Sipas Haxhiut, sa u përket klubeve të Superligës, prezentë ishin Dukagjini, Llapi, Ballkani e Ferizaj, ndërsa Gjilani, edhe pse e kishte paralajmëruar pjesëmarrjen, nuk ishte prezent.

Në fakt, nga Ministria e Sportit klubet e futbollit janë njoftuar qysh më herët se asnjë vërtetim për sponsorizim nuk do të lëshohet për to derisa Federata e Futbollit e Kosovës të pajiset me licencë nga MKRS-ja.

Procesi i licencimit të FFK-së është stërvonuar pasi Komisioni i Licencimit i MKRS-së thotë se shtëpia e futbollit e Kosovës nuk i ka përmbushur kriteret ligjore dhe ia ka mbrapa për përmirësim.

FFK-ja i ka modifikuar dhe thotë se i ka plotësuar kriteret, por deri tash MKRS ende nuk i ka dhënë licencë.

31 marsi është afati i fundit i vitit fiskal dhe futbolli tani është në rrezik të madh të ndonjë kaosi financiar, shkruan “Gazeta Express”.

Disa klube të mëdha po e përkrahin Ministrinë edhe pse vet kanë mbetur pa vërtetime sponsorizimi pasi thonë se me kriteret e licencimit FFK dhe futbolli del në dritë njëherë e përgjithmonë.

Disa klube tjera, kryesisht të afërta me FFK-në dhe kreun e saj, Agim Ademi, që po mbahet në arrest shtëpiak nga organet e shtetit, thonë se MKRS po e tepron dhe po e saboton FFK-në.

Ligji i Sponsorizimeve ka filluar të jetë burim kryesor financiar për klubet e futbollit. Ky ligj ka hyrë në fuqi që në janar të vitit 2017, por aplikimi i tij ka nis në vitin 2020.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023

Josa flet dhe tregon arsyen pse nuk u bë trajner i Dritës

April 21, 2023
AKTUALE

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023

Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë

April 23, 2023
TË TJERA

Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë

April 23, 2023

Juan Mata e çon në qiell Rashicën: Urime njeri-raketë

April 19, 2023

Ndodhë në futbollin anglez, 20 minuta skuadrat e zhagisin ndeshjen, sepse iu konvenonte rezultati

April 19, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.