Liria e ka fituar derbin e javës në Viva Fresh Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Skuadra prizrenase fitoi në shtëpi me rezultat bindës 3-0, shkruan IndeksOnline.
Serin e golave e hapi Liridon Fetahaj në minutën e 21-të.
Tetë minuta më vonë, Astrit Berisha dyfishoi epërsinë e Lirisë.
Një supergol i shënuar nga Qemail Elshani në minutën e 75-të, vulosi fitoren e skuadrës prizrenase.
Me këtë fitore, Liria shpreson për vendin e parë ku aktualisht ka 40 pikë, një më pak se Feronikeli ’74.