Futbollisti i Malishevës, Behar Maliqi në emisionin qëndror të sportit “VAR” në Tëvë1, shprehet se Curri është dashur të jetë trajner i Prishtinës pas Ramadanit.
“Me bëhet qefi që Curri është trajner i Prishtinës. Unë nuk e kuptoj Prishtinën që nuk e ka emëruar trajner Currin pas largimit te Zekrija Ramadanit, por e mori Ibrakovicin që nuk e ka njohur ligën, dhe nuk vendosën për Currin që ka një super-përvojë që e ka të zhvilluar në Turqi e Ukrainë”, tha Maliqi.