Futbollisti brazilian, Marcelo, ka shënuar gol për Olypmiacosin në ndeshjen kundër Atromitos, e vlefshme për Kupën e Greqisë.
Mbrojtësi i majtë shënoi gol të bukur në minutat shtesë të pjesës së parë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së Olympiakosit, shkruan IndeksOnline.
Pas golit ai festoi me stilin e ish shokut të tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldos.
Marcelo scores for Olympiacos and does Cristiano's SIUUUU celebration.
He loves Ronaldo. 😍pic.twitter.com/uUiyj5eGgt
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) January 11, 2023
Ky ishte goli i tretë i Marcelos që nga transferimi te Olympiacos.