Është mbyllur fraksioni i parë i lojës në derbin ndërmjet Interit dhe Milanit.
Skuadra e Inzaghit ka shkuar në pushim me avantazh minimal 1:0 kundër Milanit në stadiumin “Giueseppe Meazza”, shkruan Demokracia.com.
Lautaro Martinez ishte realizator i golit që vulosi epilogun e 45 minutave të para.
PROMOTED CONTENT
Sulmuesi argjentinas realizoi me kokë pas harkimit nga këndi i Calhanoglut.
Sfida ndërmjet dy rivalëve të përbetuar lokal është në kuadër të javës së 21-të në Serie A.